
reporter-al18h ago
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Foto ilustruese nga Juri GianfrancescoDisa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale socialistët propozuan një hartë të re të ndarjes së vendit duke kërkuar shkrirjen e 15 bashkive të vogla dhe bashkimin e tyre me bashki të mëdha. Propozimi i PS-së u bazua mbi disa dokumente analitikë të […]The post “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri appeared first on Reporter.al.
reporter-al2d ago
“Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare. Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur dha dorëheqjen nga posti i drejtuesit lokal të Partisë Socialiste në qytetin e vogël të Poliçanit, në juglindje të Shqipërisë. Shkak u bë plani i qeverisë për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e […]The post “Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive appeared firs...
reporter-al3d ago
Kuvendi fut në ngërç pagesën e magjistratëve sipas standardeve kushtetuese
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj. Moszbatimi nga Kuvendi i Shqipërisë i detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 17 shkurt 2026, për miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për të rregulluar pagën e magjistratëve me standardet kushtetuese, ka krijuar një ngërç në kërkesat buxhetore të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. Të premten, […]The post Kuvendi fut në ngërç pagesën e...
reporter-al3d ago
Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”
Protestuesit mbajnë pankarta kundër kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Foto: LSA. Gjatë protestave që vazhdojnë në rrugët e Tiranës dëgjohet shpesh kënga Seven Nation Army. E shkruar nga White Stripes më shumë se 20 vjet më parë, kënga është zbërthyer dhe rindërtuar nga protestuesit shqiptarë. Rifi i njohur, i përdorur nga protestues dhe tifozë futbolli në mbarë botën, shndërrohet në një ritëm techno. Fjalët origjinale zbehen. […]The post Lëvizja e Flamingove tha “J...
reporter-al4d ago
PD e akuzon qeverinë për centralizim të prokurimeve në shëndetësi
Deputeti i PD-së, Bardh SpahiaDeputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk përbënte reformë të sistemit shëndetësor, por sipas tij krijonte një mekanizëm të ri për administrimin e kontratave ekzistuese koncesionare. “Në thelb, ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej […]The post PD e akuzon qeverinë për centralizim të prokurimeve në shëndetësi appeared first on Reporter.al.
reporter-al5d ago
Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
Bregdeti në Kepin e Rodonit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN. Shqipëria po përjeton një bum turistik. Numri i vizitorëve rritet, hotelet shtohen, çmimet e tokës në bregdet shumëfishohen dhe investimet turistike paraqiten pothuajse çdo ditë si prova se vendi po ecën drejt prosperitetit. Në këtë atmosferë, kundërshtimi ndaj ndërtimeve në zona si Narta dhe Zvërneci paraqitet lehtësisht si një konflikt mes dy Shqipërive, asaj që […]The post Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërr...
reporter-al7d ago
Në centrifugën kombëtare të librit
Qindra qytetarë vizituan panairin e librit që në orët e para të hapjes së tij të mërkurën e 13 nëntorit. Foto : Nensi BogdaniVendosa të konkurroj në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit qershorin që shkoi. Nuk i isha afruar ndonjëherë Qendrës që prej themelimit në 2019-ën. Kam parë në aberracion të pandërprerë integritetin e zyrtarit dhe të institucionit nën drejtimin e një gazetareje, dorëzimin e fondeve publike dhe të çmimeve në një dorë të ngushtë njerëzish, që […]The post Në centrifugë...
reporter-al9d ago
Evropa dështoi përballë provës së Ceutës
Migrantë duke kaluar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, më 30 korrik 2026.Menjëherë pasi u bë e qartë se më shumë se 70,000 marokenë po përpiqeshin të hynin në enklavën spanjolle të Ceutës—shumë prej tyre duke notuar përmes ngushticës së ujit që e ndan atë nga Maroku—22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të thërriste një takim urgjent […]The post Evropa dështoi përballë provës së Ceutës appeared first on Reporte...
reporter-al11d ago
I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
Protesta e Flamingove, të shtunën 27 qershor 2026 | Foto: LSAAgjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit të ri, profesionistë të komunikimit publik, ndërsa qeveria po përballet me protesta që targetojnë korrupsionin e lartë dhe mungesën e transparencës në vendimmarrjen për investime në pronat publike. “Ke një ide që mund ta bëjë komunikimin publik […]The post I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës ...
reporter-al11d ago
Kriza e Ceutës s’ka të bëjë vetëm me migracionin
Migrantë duke kaluar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, më 30 korrik 2026.Pamjet e 72,000 njerëzve që vërshuan drejt enklavës spanjolle të Ceutës nga Maroku fqinj ishin një kujtesë e drejtpërdrejtë se një nga kufijtë tokësorë më të ndjeshëm të Bashkimit Evropian ndodhet në Afrikën e Veriut. Statusi i Ceutës dhe Meliljes, një tjetër enklavë spanjolle brenda territorit të Marokut, ka qenë prej shumë dekadash një mosmarrëveshje […]The post Kriza e Ceutës s’ka të bëjë vetëm me migraci...
reporter-al12d ago
Lufta virtuale e ‘Diellës’ me korrupsionin në tendera mbetet në vendnumëro
Diella | Foto nga Kryeministria.al. Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare me emërimin në kabinetin e tij të “Diellës” – një chatbot virtual i integruar deri atëherë në platformën e-Albania të shërbimeve qeveritare digjitale. Sipas tij, “Diella” do të luante rolin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale me një detyrë specifike; […]The post Lufta virtuale e ‘Diellës’ me korrupsionin në tendera mbetet në vendnumëro appeared fi...
reporter-al13d ago
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Foto ilustruese nga Pixabay. Qeveria shqiptare po përgatitet që të marrë mbrapsht koncesionin kontrovers të kontrollit mjekësor bazë në shtator, pas më shumë se 12 vitesh operimi nga një kompani private. Sipas vendimit të marrë më 30 korrik nga Këshilli i Ministrave, kontrolli mjekësor bazë, i njohur ndryshe si check -up, do të vazhdojë të ofrohet për shtetasit shqiptarë […]The post Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit appeared first on ...
reporter-al14d ago
Në kërkim të gjurmëve të Luftës II Botërore, të rinjtë grekë ndihmojnë në “shërimin e një plage”
Nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale të Mbrëmjes në Evosmos të Selanikut gjetën të afërmit e Vangelis Kerasiotis (në foto), i cili u mbajt në një kamp pune të detyruar në Gjermani në vitin 1944. Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.Në fillim, nxënësit e Anna Politou-s e panë detyrën si një “gjëegjezë” – të gjurmonin pasardhësit e Dimitrios Vafeiadis dhe t’u kthenin atyre orën e xhepit, portofolin dhe unazën që nazistët ia kishin marrë në një kamp pune të detyruar gjatë Luftës së ...
reporter-al16d ago
Tranzicioni demokratik i Shqipërisë dhe fenomenet e reja autoritare
Protesta përpara Këshillit të Ministrave | Foto: LSAMë shumë se tre dekada pas përmbysjes së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të jetë pjesë e debatit ndërkombëtar mbi cilësinë e demokracisë dhe nivelin e konsolidimit institucional. Kalimi nga njëri prej regjimeve më të izoluara dhe represive komuniste në Evropë drejt një sistemi pluralist politik përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme historike të vendit. […]The post Tranzicioni demokratik i Shqipërisë dhe fenomenet e reja autoritare...
reporter-al17d ago
Letër nga Brukseli: Episodi në Ceuta trazoi verën e BE-së
Migrantë duke kaluar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, më 30 korrik 2026.Javët që lidhin korrikun me gushtin janë zakonisht një periudhë kur ndërtesat e BE-së rreth Shumanit në Bruksel bien në qetësi dhe bisedat në grup të korrespondentëve heshtin pothuajse krejtësisht. Por këtë vit, java e fundit e korrikut vetëm e qetë që nuk ishte. Ndërsa zëdhënësit e BE-së aktivizonin mesazhet automatike të mungesës nga zyra […]The post Letër nga Brukseli: Episodi në Ceuta trazoi verën e BE-s...
reporter-al18d ago
“Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar”: Fëmijët me aftësi të kufizuara kujtojnë eksodin e vitit 1999
Sali dhe Ganimete Morina. Foto: BIRN“Në fund të marsit, forcat serbe po i rrethonin fshatrat,” kujton Sali Morina për Kosovën e vitit 1999. “Unë i mora në krahë të dy djemtë tanë dhe nënën time deri te makina, ndërsa gruaja ime mbajti Ganimeten (vajzën e tyre), sepse ishte më e lehtë për ta mbajtur.” Familja Morina, nga fshati Samadrexhë në […]The post “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar”: Fëmijët me aftësi të kufizuara kujtojnë eksodin e vitit 1999 appeared first on Reporter.al.
reporter-al19d ago
‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, miratoi më 17 korrik një rregullore të re që përcakton udhëzime për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e saj. Ky vendim, i shoqëruar nga një komentar voluminoz prej 532 faqesh, prek njëherazi aksesin e mediave dhe gazetarëve në gjykatë. Në një hapësirë të veçantë dedikuar […]The post ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gaze...
reporter-al20d ago
Nga mercenar në Ukrainë te vrasës me pagesë për klanet kriminale
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.Për vite me radhë, Aleksandar Dinic mbajti një plumb si kujtim nga lufta në Ukrainë. Policia e gjeti atë mes sendeve të tij personale në janar, kur arrestoi shtetasin serb 35-vjeçar nën dyshimin për vrasje. Viktima e tij e dyshuar, një burrë 43-vjeçar, u vra me armë zjarri më 16 janar në rrëzë të malit […]The post Nga mercenar në Ukrainë te vrasës me pagesë për klanet kriminale appeared first on Reporter.al.
reporter-al21d ago
Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
Protesta maratone e Flamingove | Foto: LSARevolucioni i Flamingove hyri në muajin e tretë. Provokoi reagime të ndryshme, dhe do të vazhdojë të provokojë. Iu bënë të gjitha llojet e interpretimeve, politike, kulturore, gjendjeje shoqërore dhe ekonomike, agjenturore, etj. Shumëkush mes atyre që marrin pjesë në të apo e ndjekin nga distanca pyet: “çfarë po ndodh?”. Dhe, është e vërtetë, çdo […]The post Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje” appeared first on Reporter.al.
reporter-al23d ago
Në emër të Evropës…
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSAKa një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për t’u mbrojtur: mbështille me flamurin e Evropës. Quaje “përafrim me acquis”, thuaj “është detyrim që vjen nga Brukseli” dhe gjysma e kritikëve heq dorë që pa nisur… Sepse cili është ai trim që do të dalë kundër Evropës?! Kështu erdhi neni […]The post Në emër të Evropës… appeared first on Reporter.al.
reporter-al1d ago
Si po e rigjallëron Trump demokracinë
Protesta e Flamingove me 8 gusht 2026 | Foto: LSAKëtu, në kryeqytetin shqiptar, recepsionistët e hoteleve bëjnë çmos për të theksuar se protestat që po zhvillohen jashtë janë krejtësisht paqësore. Me sa duket, ka pasur jo pak anulime rezervimesh që kur demonstratat masive nisën në pranverë. Por, po t’i pyesësh drejtpërdrejt, mund të lënë të kuptohet, me njëfarë fshehtësie, se i mirëpresin turistët që […]The post Si po e rigjallëron Trump demokracinë appeared first on Reporter.al.
reporter-al2d ago
“Global Sumud Flotilla” ankoron në Vlorë, thirrje për bashkim për “jetën, dinjitetin, tokën”
Veliera e 'Global Sumud Flotilla' e ankoruar në Vlorë. Foto kortezi Algert HariziNdërsa velierat e vogla, të cilat sollën në Shqipëri dhjetëra aktivistë të “Global Sumud Flotilla” dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, u ankoruan dhe lidhën litarët në skelat e portit të Vlorës të premten në mesditë (21 gusht), ata dhe aktivistët vendas që i pritën kënduan në kor “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha […]The post “Global Sumud Flotilla” ankoron në Vlorë, thirrje për bashkim për “jetën...
reporter-al3d ago
Afera e tunelit të Llogarasë, gjykata zbut masat e sigurimit për ish-zyrtarët e ARRSH-së
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali MokuGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurimit personal “arrest në shtëpi”, të caktuara ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Gentian Gjylit dhe ish-administratorit të KESH-it, Erald Elezit, lidhur me çështjen penale për shkelje të barazisë në procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndaj tyre janë caktuar masat […]The post Afera e tunelit të Llogarasë, gjykata...
reporter-al4d ago
Amnesty i kërkon Italisë dhe Shqipërisë të mbyllin kampin e emigrantëve në Gjadër
Një pjesë e grupit prej 49 emigrantësh të ndaluar në ujërat ndërkombëtare mes Libisë dhe Italisë zbresin nga anija Cassiopea të shoqëruar nga punonjës të policisë italiane dhe shqiptare që mbështesin operacionin. Emigrantët kalojnë procedura verifikimi e informimi në kampin e Shëngjinit dhe më pas dërgohen në qendrën e ndërtuar në Gjadër. Foto Nensi Bogdani | BIRNOrganizata e të drejtave të njeriut Amnesty International u bëri thirrje të enjten Italisë dhe Shqipërisë që t’i japin fund marrëv...
reporter-al4d ago
Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Ishulli i Sazanit.Tridhjetë e pesë vjet më parë, në gusht të vitit 1991, anija tregtare “Vlora” kaloi Adriatikun me rreth 20,000 shqiptarë në bord, të cilët po i largoheshin kolapsit ekonomik dhe mjerimit. Ishte një nga zbarkimet më të mëdha në historinë e Italisë. Sot, një tjetër lloj flote po përgatitet të bëjë të njëjtin rrugëtim në […]The post Dy brigje, një kauzë: Aktivistët lundrojnë nga Italia në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove” appeared first on Reporter.al.
reporter-al6d ago
Argumentet e KPA për konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 15 dhjetor të vitit të kaluar të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani, duke vlerësuar se pamundësia financiare e bashkëshortes dhe e prindërve të saj për blerjen e një apartamenti në vitin 2007, para lidhjes së martesës, nuk ishte e mjaftueshme […]The post Argumentet e KPA për konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on Reporter.al.
reporter-al8d ago
Letër nga Londra: Nga “efekti Burnham” tek anijet fantazmë në Danub
Kryeministri britanik Andy Burnham takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Foto: Wikipedia.Përshëndetje nga Londra, ku të gjithë po e shijojmë – ose, të paktën, po e ndiejmë në ajër – atë që tashmë njihet si “efekti Burnham”. Jo, nuk është fjala për ndonjë model të kushtueshëm flokësh, ndonjë lëvizje kërcimi, ushtrim izometrik apo ndërhyrje estetike. Është rritja e mbështetjes për Partinë Laburiste në sondazhet e opinionit. […]The post Letër nga Londra: Nga “efekti Burnham” tek an...
reporter-al9d ago
Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Një foto e Musine Kokalarit në muze. Foto: BIRN.Pas disa ditësh në Tiranë, unë dhe bashkëshorti im iu bashkuam protestave të pagëzuara si Revolucioni i Flamingove. Brenda pak mbrëmjesh, shqipja e tij dukej se kishte bërë përparim të beftë. Ai u bashkohej me zë dhe duartrokitje thuajse të gjitha thirrjeve që jehonin në rrugët e kryeqytetit. Një mbrëmje takuam Fatos Lubonjën, vajzën e […]The post Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove appeared first on Reporte...
reporter-al11d ago
Sytë nga qielli për eklipsin diellor në Ballkan
Njerëz duke vëzhguar eklipsin diellor në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Foto: Ivan Sebalj/Klix.ba.The post Sytë nga qielli për eklipsin diellor në Ballkan appeared first on Reporter.al.
reporter-al11d ago
S’kanë ku të shkojnë: Kriza e strehimit në Çeki i mban gratë në marrëdhënie abuzive
Foto: iRozhlas.“Jemi dakord se dhuna është e gabuar, jemi dakord se abuzimi psikologjik është një formë dhune dhe gjithashtu jemi dakord se këta persona duhet të ndahen. Por kjo nuk është e mundur, sepse nuk kanë ku të shkojnë”, thotë sociologia Blanka Nyklova, duke iu referuar gjetjeve të një studimi mbi pengesat për trajtimin e dhunës […]The post S’kanë ku të shkojnë: Kriza e strehimit në Çeki i mban gratë në marrëdhënie abuzive appeared first on Reporter.al.
reporter-al13d ago
Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë mes BE-së dhe Rusisë
Volodymyr Zelenskyy dhe Aleksandër VuçIç në Beograd; Foto: Presidenca e Serbisë.Vizita e parë zyrtare e Volodymyr Zelensky-t në Serbi si president i Ukrainës, gjatë fundjavës, ishte simbolikisht e rëndësishme, pasi Beogradi ka kaluar katër vjet e gjysmë duke u përpjekur të shmangë zgjedhjen mes Kievit dhe Moskës. Vizita do të lexohet në mënyrë të pashmangshme si një mesazh për Rusinë. Disa analistë i kanë interpretuar […]The post Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë...
reporter-al14d ago
Shqipëria paralajmëron Serbinë kundër ndryshimit të rrjedhës së Ibrit
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha |Foto: LSAShqipëria reagoi me shqetësim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një projekti të tillë. Në një deklaratë në platformën ‘X’, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, tha se ndërhyrja nuk mund të konsiderohet […]The post Shqipëria paralajmëron Serbinë kundër ndryshimit të rrjedhës së Ibrit appeared first...
reporter-al14d ago
Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
Një dyqan bastesh sportive në rrugën Myslym Shyri në Tiranë duke hequr tabelën më 29 dhjetor 2018. Shqipëria vendosi mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në tetor 2018. Foto: Arben Celi/LSAKur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjedis...
reporter-al17d ago
Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
Një protestuese me pankartë kundër projektit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. | Foto: Nensi Bogdani
Një grup nismëtar prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile dorëzuan të enjten një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për të nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi që synon shfuqizimin e ligjit kontrovers “21/2024”, që lejon ndërtimin e resorteve brenda Zonave të Mbrojtura. Kërkesa i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, […]The po...
reporter-al17d ago
Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private. Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” […]The post Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qind...
reporter-al18d ago
Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata zgjedhore e Orban-it në Hungari
Magyar Péter dhe Orbán Viktor. Foto e krijuar me IA.Humbja e thellë e qeverisë së Viktor Orbanit në zgjedhjet e prillit tregoi qartë se dominimi i saj pothuajse i plotë mbi peizazhin mediatik të Hungarisë nuk mjaftoi këtë herë për të siguruar fitoren. Që atëherë, të dhënat e reja kanë treguar se sa joefektive ishte në të vërtetë fushata zgjedhore e partisë Fidesz, e […]The post Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata zgjedhore e Orban-it në Hungari appeared first on Reporter.al.
reporter-al19d ago
Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik
Mbeturina të hedhura pranë plazhit në zonën bregdetare të Golemit, pranë Durrësit. Foto: BIRN/Fjori Sinoruka.Violeta nuk u habit aspak nga mbeturinat që po i prishnin pushimet verore. “Është e tmerrshme, apo jo?” tha 24-vjeçarja, duke iu referuar mbeturinave dhe inerteve të shpërndara përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në jug të qytetit portual të Durrësit. Golemi është një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Shqipëri, vetëm […]The post Ndotja kërcënon ambicien e...
reporter-al20d ago
Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
Selia qendrore e Bankës së Shqipërisë | Foto: BIRN/Nensi BogdaniPër këtë shkrim u bënë shkas debatet e fundit mbi kursin e këmbimit, propozimet për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe diskutimet mbi integrimin monetar të vendit. Shqipëria paraqet disa veçori në zhvillimin e saj ekonomik, të cilat shpesh janë konsideruar paradoksale. Një nga këto veçori është hyrja e valutës (HV), e cila […]The post Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet appeared first on Reporte...
reporter-al22d ago
Jeta mbi monument: 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
Amfiteatri antik i Durrësit në vitet e para të zbulimit. Kompozitori Haig Zacharian ishte vetëm 14 vjeç, kur në Durrës filluan punimet për zbulimin e amfiteatrit antik. Shtëpia e tij ishte pjesë e listës së banesave që do të rrafshoheshin për shkak të hapjes së shkallareve, ndërsa ai vetë punoi gjatë verës me grupin e madh të punëtorëve. “Largoja dherat me karrocë dore, njëlloj si […]The post Jeta mbi monument: 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit appeared first on Reporter.al.
reporter-al24d ago
SPAK ngre akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Foto: LSA. Të rinj dhe aktivistë u mblodhën paraditen e së premtes para godinës së SPAK-ut me flamingo dhe pankarta në duar, në shenjë proteste ndaj ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte thirrur të premten për t’u paraqitur para prokurorëve. Dhjetra punonjës të Policisë së Shtetit ndërhynë duke i larguar aktivistët nga trotuari që […]The post SPAK ngre akuza të reja ndaj Belinda Ballukut appeared first on Reporter.al.
reporter-al1d ago
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
Pallatet e projektit Durrës Marina në portin e Durrësit po ngrihen me shpejtësi. Foto: Gëzim Kabashi. Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 katëshe me arkitekturë gati identike janë në garë me njëra- tjetrën. Madje, godinat e reja po ngrihen edhe në pjesën detare, jashtë murit lindor të portit më të madh të vendit. Pavarësisht defekteve të shfaqura në ndërtim, projekti “Durrës Yachts & […]The post Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësi...
reporter-al3d ago
Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
Disa vite më parë, në Gorazde, në Bosnjën lindore, pata një bisedë me një të ri që kishte një punë dhe, në përgjithësi, ishte në një situatë të mirë në vendlindjen e tij. Më tregoi se së fundmi kishte vizituar një kushëri në Suedi dhe se, ndonëse kishte një jetë të mirë, dyshonte se gjithsesi […]The post Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale appeared first on Reporter.al.
reporter-al3d ago
Apeli lë në burg aktivisten turke pavarësisht statusit prej azilanteje politike në Francë
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Foto: Vladimir Karaj. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendosi të premten më 21 gusht të miratojë vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj aktivistes politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi […]The post Apeli lë në burg aktivisten turke pavarësisht statusit prej azilanteje p...
reporter-al4d ago
A mund ta rilidhë një “Konfederatë e re Evropiane” Mbretërinë e Bashkuar me BE-në?
Foto ilustruese nga Pixabay. Nick Boles, ish-deputeti konservator dhe ish-ministri britanik, shkaktoi mjaft bujë në vendin që ende po përpiqet të përshtatet me pasojat e Brexit, kur këtë muaj publikoi një ese që propozonte një marrëveshje të re për marrëdhënien e Mbretërisë së Bashkuar me Evropën. Me Evropë, Boles nënkupton kryesisht Bashkimin Evropian dhe vendet e Eurozonës, Zvicrën, Ukrainën […]The post A mund ta rilidhë një “Konfederatë e re Evropiane” Mbretërinë e Bashkuar me BE-në? appea...
reporter-al5d ago
Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm
Foto ilustruese: Pixabay.Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit është shoqëruar me llogaritje të gabuara, duke nisur me besimin e gabuar se eliminimi i lidershipit të Republikës Islamike do të shkaktonte rrëzimin e regjimit ose do ta detyronte atë të pranonte “dorëzimin pa kushte”. Supozimi i presidentit amerikan Donald Trump se Irani është gati ta lërë luftën […]The post Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm appeared first on Reporter.al.
reporter-al6d ago
‘Absurditet juridik’: Si e rrëzoi gjykata padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA. I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërmori një ofensivë të shumëfishtë prokurorit të çështjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, Ols Dado. Pas një fushate mediatike dhe lobimit ndërkombëtar, Veliaj e përshkallëzoi betejën duke e zhvendosur atë në […]The post ‘Absurditet juridik’: Si e rrëzoi gjykata padinë e Veliajt pë...
reporter-al8d ago
Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
Aktivistë të komunitetit LGBTI+ marshojnë për të drejtat e tyre. Foto: Nensi Bogdani. Miratimi i udhëzuesit për trajtimin hormonal të personave transgjinorë u bë publik në fund të majit dhe u raportua gjerësisht si një hap drejt ofrimit të këtij shërbimi në sistemin publik shëndetësor. Por lajmi u pasua nga një valë reagimesh dhe pretendimesh të pabazuara në rrjetet sociale. Krahas gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+, postime […]The post Terapia hormonale për personat transgjinorë: B...
reporter-al10d ago
Indeksi urban tregon një Shqipëri që po zbrazet në periferi
Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria Rama ka akorduar bonusin e pranveres per pensionistet i cili ka filluar te shperndahet qe prej dites se hene, 3 Mars, 2025./r/n/r/nPensioners taking advantage of the sunshine and high temperatures in the park in Skenderbej Square in the center of Tirana. The Rama government has granted the spring bonus for pensioners, which has started to be distributed since Mo...
reporter-al11d ago
Një çerek shekulli pas Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia e Veriut ende s’është shëruar plotësisht
Udhëheqësit e partive politike dhe presidenti Boris Trajkovski nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit në gusht 2001. Foto: www.mia.mkNjëzet e pesë vjet pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut midis forcave qeveritare dhe kryengritësve shqiptarë etnikë, marrëveshja e paqes e vitit 2001 mbetet një çështje thellësisht e debatueshme politike dhe shoqërore. Vasko Popetrevski, gazetar veteran dhe kryeredaktor i 360 Gradë, një prej programeve […...
reporter-al11d ago
Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë
Ilustrim grafik i krijuar përmes ChatGPT. Në landfillin e kryeqytetit, përgjatë luginës së Erzenit në Sharrë, kodra e mbetjeve urbane vazhdon të ngrihet me kryeneçësi drejt qiellit, ndërsa kamionët vetëshkarkues sjellin çdo ditë tonelata të reja plehrash, të cilat grumbullohen me ndihmën e buldozerëve dhe ngjeshen mbi masivin ekzistues. E vendosur përbri varrezave të Sharrës në Tiranë, landfilli digjet nën diellin […]The post Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë ap...
reporter-al13d ago
Tarifat e reja të Trump-it janë një mundësi për t’iu kundërvënë
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikimedia Commons.Ja ku filloi sërish. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i rrit dhe po i ul tarifat doganore sipas qejfit, duke shkelur marrëveshje ndërkombëtare që i ka nënshkruar vetë dhe, me shumë gjasë, edhe ligjin federal. I vetmi ndryshim kësaj here është se ai ka një justifikim të ri për abuzimin me tarifat: ndalimin e […]The post Tarifat e reja të Trump-it janë një mundësi për t’iu kundërvënë appeared first on Reporter.al.
reporter-al14d ago
Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit
Avokati Gentian SerjaniNë një letër dërguar qeverisë shqiptare, kryetari i Këshillit të Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave të Juristëve të Evropës (CCBE), i cili përfaqëson organizata të 46 vendeve, shpreh shqetësimin e tij lidhur me kërcënimet publike për ndjekje penale dhe procedim disiplinor ndaj avokatit Gentian Sejrani, në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij profesionale në […]The post Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit appeared first on Re...
reporter-al15d ago
Një ‘hartë memece për të mbyturit” dhe harresën e eksodit shqiptar
Artizani Met Lila humbi vajzën e tij 16- vjeçare gjatë eksodit me anijen "Vlora" në gusht 1991. Foto: Gëzim Kabashi. Met Lila, 76 vjeç, u bë pjesë e një inskenimi në kujtim të eksodit të tejzgjatur nga deti të mijëra shqiptarëve në kapërcyellin e dy shekujve. Në një qoshe të shëtitores, usta Meti riparon pa e ngritur kokën maketet e anijeve prej druri, bashkë me artistë profesionistë dhe amatorë. Tridhjetëepesë vjet më parë, Lila humbi […]The post Një ‘hartë memece për të mbyturit” dhe harres...
reporter-al17d ago
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
Çekiçi i gjyqtarit. Foto ilustruese nga Daniel B, Pixabay. Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi. Gjyqtari Kujtim Vraniçi pranoi kërkesën e […]The post Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Fran...
reporter-al18d ago
Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte
Milan Radoiçiq. Foto kortezi e N1.Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në qytetin perëndimor të Gjakovës gjatë vitit 1999. BIRN ka mësuar se ndër të dyshuarit është edhe Milan Radoiçiq, biznesmen dhe politikan i njohur serb nga Kosova. Prokuroria bëri […]The post Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte appeared first on Rep...
reporter-al18d ago
“Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të qendrës së kontrollit të projektit Smart City. Foto: Ministria e Brendshme. Pas mbylljes antikushtetuese të TikTok, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi sërish vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, këtë herë për të reklamuar projektin e kushtueshëm “Smart City” si një zgjidhje të artë për dhunën në shkolla. Gjatë inaugurimit të një qendre komande më 16 korrik, Rama tha se nuk e kishte harruar fëmijën e vrarë, […]The post “Smart City” premton sig...
reporter-al20d ago
SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSAProkuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend. Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin […]The post SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale appea...
reporter-al21d ago
Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
Gjatë punimeve për ndërtimin e një ure në Pishë-Poro. Foto: PPNEA. Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës […]The post Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec appeared first on Report...
reporter-al23d ago
Nga tenderat e AKSHI te kështjella në Francë, SPAK në gjurmët e pasurisë së Beqirit
I akuzuari për shkelje të barazisë në tendera dhe krim të organizuar, Ermal Beqiri. Foto: Soft& Solution. Rajoni i Oise në veri të Parisit është i njohur për trashëgiminë mbretërore, pyjet e shumta dhe kështjellat mesjetare – njëra prej të cilave, sipas SPAK, është blerë nga i shumëkërkuari Ermal Beqiri për 2.6 milionë euro. Në Shqipëri, Beqiri ndodhej në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit të kaluar si njëri nga arkitektët e […]The post Nga tenderat e AKSHI te kështjella në Francë, S...
reporter-al24d ago
Gjykata e Posaçme liron Ilir Beqajn nga burgu, e lë në “arrest shtëpie”
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSAGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 31 korrik lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj, i cili argumentoi […]The post Gjykata e Posaçme liron Ilir Beqajn nga burgu, e lë në “arrest...